Site icon PORTALB

Reshje të rrëmbyeshme me breshër në Shkup (VIDEO)

Foto nga reshjet në Shkup

Foto nga reshjet në Shkup

Sot pasdite Shkupi është goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe breshër. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ftuar mbledhje urgjente të Shtabit të Krizës në Qytetin e Shkupit, shkruan Portalb.mk.

Ndryshe, nga DHPM kanë paralajmëruar se deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm.

Një automjet për transport publik të udhëtarëve është bllokuar në nënkalimin afër objektit të UEJL-it në Shkup, por zjarrfikësit kanë arritur të largojnë udhëtarët nga automjeti.

Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë.

Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i cili shkaktoi vërshime të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.

Exit mobile version