Site icon PORTALB

RMV, nga mesnata do të ketë çmime më të ulëta të dizelit dhe benzinave

Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot mban seancë në të cilën duhet të kalkulohen akcizat e reja të ndryshuara dhe normat e TVSH-së dhe të sillet vendim për ulje të çmimeve të derivateve. Çmimet e reja, siç informojnë nga KRRE, do të vlejnë nga sonte në mesnatë, njofton Portalb.

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski për sdk.mk deklaroi se në pajtueshmëri me ndryshimet e jiratuara të ligjeve për TVSH dhe akciza, çmimi i benzinave do të ulet për 6,5 denarë, bdërsa i dizelit për 9 denarë.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka miratuar masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind. Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0 për qind. Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.

Çmimet e naftës dhe derivateve të naftës u rritën shpejtë pas invazionit rus në Ukrainë.
Exit mobile version