Site icon PORTALB

Rusët frikësohen nga kolapsi i mundshëm financiar​

Foto nga situata në Ukrainë/AA

Foto nga situata në Ukrainë/AA

Njerëzit në Moskë dhe qytete të tjera ruse krijuan radhë të gjata para automatëve të bankave për të nxjerrë para në kesh, transmeton REL.

Radhë të gjata të qytetarëve u krijuan në mbarë Rusinë sidomos gjatë vikendit nga frika e një kolapsi të mundshëm financiar në këtë shtet, i cili prej 24 shkurtit ka nisur një operacion të gjerë ushtarak për pushtimin e Ukrainës.

Frika te popullata ruse është shtuar pas vendosjes së sanksioneve të shumta ekonomike ndaj Rusisë duke përfshirë vendimin për përjashtim nga sistemi global i pagesave i njohur si SWIFT.

Exit mobile version