Site icon PORTALB

OKB do të mbajë seancë të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme

U miratua rezoluta kundër Rusisë e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, foto: Olta Xhaçka

U miratua rezoluta kundër Rusisë e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, foto: Olta Xhaçka

Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, transmeton BBC.

Takimi, i planifikuar për të hënën, do t’u japë fjalën të 193 anëtarëve për të dhënë pikëpamjet e tyre mbi sulmin.

Rusia votoi kundër takimit, por sipas një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj këtij vendimi.

Rezoluta, e quajtur “Bashkimi për Paqe”, u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.

Exit mobile version