Site icon PORTALB

Zelinskiy: Lukashenko siguroi që trupat nuk do lëvizin nga Bjellorusia në Ukrainë

Volodymyr Zelenskiy, foto nga fb i tij

Volodymyr Zelenskiy, foto nga fb i tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelinskiy, foli për mundësinë e bisedimeve me zyrtarët rusë të planifikuar të zhvillohen afër kufirit me Bjellorusinë, transmeton The Guardian.

Këto janë pikat kryesore:

Zelinskiy tha se bisedimet me liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko ishin “shumë thelbësore”.

Ai tha se nuk dëshiron që trupat të lëvizin nga Bjellorusia në Ukrainë dhe Lukashenko e siguroi atë për këtë.

Zelinskiy tha se ne të gjithë duhet të veprojmë në mënyrë pragmatike për të arritur qëllimin tonë dhe ai tha se qëllimi i Ukrainës ishte integriteti territorial.

Exit mobile version