Site icon PORTALB

Shtëpia e Bardhë: Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s dhe SHBA-së

Shtëpia e Bardhë, Uashington, Amerikë

Në asnjë moment Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, thotë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në përgjigje të Presidentit Putin që i vendosi forcat bërthamore të Rusisë në “gadishmëri speciale”, transmeton BBC.

Putin fajësoi liderët e NATO-s se lejuan të bëhen “deklarata agresive” kundër Rusisë. Por Psaki tha se ishte një përgjigje e njohur nga presidenti rus.

“Ne e kemi parë atë të bëjë këtë herë pas here. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, nuk ka qenë Rusia nën kërcënim nga Ukraina,” tha ajo për ABC News.

“E gjithë kjo është një model i Presidentit Putin dhe ne do t’i rezistojmë. Ne kemi aftësinë të mbrohemi, por gjithashtu duhet të thërrasim atë që po shohim këtu nga Presidenti Putin,” shtoi ajo.

Exit mobile version