Site icon PORTALB

Gjermania mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Ilustrim

Kanali i parë televiziv gjerman ARD, njoftoi se vendi do të mbyllë hapësirën ajrore për avionët rusë për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajm thuhet se ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing ka konfirmuar për ARD se vendi i tij do të mbyllë hapësirën ajrore për Rusinë duke filluar që nga ora 15:00 me orën lokale.

Edhe në një postim të bërë dje nga llogaria në Twitter e Ministrisë së Transportit thuhet se “Ministri Volker Wissing mbështet mbylljen e hapësirës ajrore gjermane për avionët rusë dhe ka kërkuar që të përfundojnë përgatitjet për këtë”.

Exit mobile version