Site icon PORTALB

RMV-ja ndaloi linjat ajrore ruse

Avion luftarak, Foto: Anadolu Agency

Ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani njoftoi se Qeveria e RMV-së vendosi që të ndalojë linjat ajrore nga Rusia, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut sapo ka vendosur t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e RMV-së. Ne jemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake”, shkroi Osmani në Twitter.

Nga Qeveria njoftuan se në seancën e sotme të 18-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi që t’i bashkohet rekomandimeve të BE-së dhe vendeve anëtare që tashmë kanë marrë një vendim të tillë, për të vendosur ndalimin e hyrjes në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për linjat ajrore nga Rusia. Federata.

Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare dhe emergjente.

Exit mobile version