Site icon PORTALB

Ukraina formoi një legjion vullnetarësh të huaj për luftë kundër Rusisë

Në Ukrainë ka nisur procesi për formimin e njësisë së quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Rajonale” dhe është i destinuar për vullnetarët e huaj që duan të luftojnë kundër sulmit rus në atë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës thuhet se sulmi rus nuk ishte thjesht një pushtim i Ukrainës, por fillimi i një lufte kundër Evropës dhe rendit juridik botëror.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të botës dhe miqve të Ukrainës që të mbrojnë vendin e tij dhe Evropën nga agresioni rus.

Zyra e Presidentit rikujtoi se të huajt kanë mundur të luftojnë vullnetarisht në radhët e ushtrisë ukrainase që nga viti 2016 dhe deklaroi se po formohet një njësi e përbërë nga të huaj, e quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Rajonale të Ukrainës”.

Ata theksuan se të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë atashetë ushtarakë të ambasadave të Ukrainës në vendet e tyre.

Exit mobile version