Site icon PORTALB

Kremlini: Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për negociata me Ukrainën

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, foto: AA

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, foto: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se delegacioni rus ka mbërritur në qytetin Gomel të Bjellorusisë për të filluar negociatat me ukrainasit dhe Rusia është e gatshme këtu për bisedime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët, Peskov dha informacione lidhur me negociatat e mundshme me përfaqësuesit ukrainas në Bjellorusi.

Duke informuar se Rusia është përgatitur të fillojë negociatat, Peskov tha: “Në përputhje me marrëveshjet e arritura, delegacioni rus i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera, ka mbërritur në qytetin Gomel të Bjellorusisë për të filluar negociatat me ukrainasit. Ne jemi të gatshëm që këto negociata të fillojnë në Gomel”.

“Pala ruse është e gatshme në Gomel për të filluar negociatat. Tani po presim ukrainasit”, tha Peskov.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka refuzuar ofertën e Rusisë për bisedime në Minsk, kjo sipas tij do të mund të ndodhte nëse Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nga territori bjellorus

Exit mobile version