Në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 2 707 martesa, ndërkohë janë realizuar edhe 499 divorce, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë me dije që më së shumti martesa ka pasur në Tetovë (175), në Gostivar (142), Strugë (112) dhe Saraj (104).
Ndërkohë nga gjithsej 499 divorce sa janë realizuar, më së shumti ka pasur në Manastir (38), Strumicë (38), Shtip (37), Gostivar (33), etj.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, por kjo nuk ka ndodhur në të gjitha komunat, pasi në disa komuna ka ndodhur edhe e kundërta. Në komunat si Studeniçani (79), Saraji (73) dhe Haraçina (66) ka pasur më shumë lindje sesa vdekje, kurse në komunat si Manastiri (-176), Kisella Vodë (-154) dhe Prilepi (-142) ka pasur më shumë vdekje sesa lindje.
Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) në një deklaratë për Portalb.mk, njofton se rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive do të shpallen deri në fund të muajit mars, atëherë edhe kur është afati përfundimtar ligjor.
“Rezultatet e Regjistrimit 2021, do të publikohen më së voni deri në fund të marsit 2022. Për datën e saktë, opinioni do të informohet me kohë”, thonë për Portalb.mk nga ESSH.
- LEXO: Në Studeniçan, Saraj e Haraçine rritje më e madhe, ndërsa në Manastir, Kisella Vodë dhe Prilep ulje e numrit të popullsisë
- LEXO: Në Maqedoninë e Veriut po zvogëlohet numri i popullsisë, vetëm për tre muaj ka pasur mbi 2 mijë vdekje më shumë sesa lindje
- LEXO: ESSH: Të dhënat për regjistrimin do të shpallen deri në fund të marsit
- LEXO: RMV, ende nuk janë shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, Selami: do të shpallen brenda afatit ligjor
- LEXO: RMV, rezultatet e regjistrimit të popullsisë pritet të shpallen rreth fundvitit
- LEXO: Shtetas të Maqedonisë së Veriut ka në çdo kontinent, 14 gjenden në Korenë e Veriut
- LEXO: Numri i atyre që refuzuan të regjistrohen është minimal, thotë drejtori i EShS -së – përpunimi i regjistrimit do të zgjasë gjashtë muaj
- LEXO: Mbaroi procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriut, Enti i publikoi rezultatet e fundit