Pas nëntë vite premtim, ndërtimi i shkollës në vendbanimin e Vizbegut është ende në fazën e procedurës së tenderit. Nxënësit e këtij vendbanimit, të paktën edhe këtë vit do të detyrohen që të mësojnë larg lagjes së tyre, pasi në Vizbeg nuk ka fare shkollë.
Nga Ministria e Arsimit konfirmuan për Portalb.mk se, procedura e tenderit është në rrjedh dhe se së shpejti, pritet që të shqyrtohen ofertat e pranuara dhe më pas të vijojnë procedurat e tjera ligjore.
“Në lidhje me ndërtimin e shkollës në vendbanimin Vizbeg në Komunën e Butelit, informojmë se procedura e tenderit është në rrjedh dhe është caktuar edhe hapja publike e ofertave më 12.10.2021, pas çka do të vijojë periudha e vlerësimit, zgjedhjes dhe ankesës së operatorëve ekonomik”, thanë nga Ministria e Arsimit.
Banorët e Vizbegut dje kanë protestuar, duke bllokuar trafikun në udhëkryqin në hyrje të këtij vendbanimi, pasi përpos mungesës së shkollës, nxënësve nuk u është siguruar as transport i organizuar dhe detyrohen të ecin nga 4,5 – 5 km, sa është distanca e shkollave ku ndjekin mësimin.
Rreth, 1400 nxënës, sipas banorëve, ndjekin mësimin në tre komunë – në Komunën Shuto Orizarë, Çair dhe Butel.
Ata kërkojnë nga Komuna e Butelit që t’ua sigurojë transportin nxënësve deri sa të ndërtohet shkolla fillore.
Në vitin 2012, kryetari i atëhershëm i Komunës së Butelit, Petre Latinovski paralajmëroi se, në një ta ardhme të shpejtë pritet të bëhet me shkollë fillore. Ai tha atëherë se, ky objekt shkollor do të fillojë të ndërtohet pasi të përpilohet plani detal urbanistik për këtë pjesë. Ai duke prezantuar planin e ri detal urbanistik, tha se është siguruar një sipërfaqe prej 11 mijë katrorë ku parashihet të ndërtohet një objekt në bazë të të gjitha standardeve për mësim.
Në vitin 2014 nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët, por deri më tani nuk është bërë as njëra e as tjetra.
Në vitin 2016, ish ministri i arsimit i Pishtar Lutfiu premtoi se në 2017 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Vizbeg.
Në shkurt të vitin 2017, u tha se në muajin mars pritet të hidhet gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbeg. Madje, atëherë nga Ministria e Arsimit thanë se, në buxhetin për vitin 2017 është paraparë ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg.
Në vitin 2019, ish ministri Arbër Ademi tha se pritet vetëm leja nga Komuna e Butelit për ndërtimin e objektit të shkollës së re.
Në vitin 2021, ndërtimi i shkollës ende nuk ka filluar.
- LEXO: Banorët e Vizbegut në protestë: Fëmijët ecin çdo ditë nga 4-5 km për në shkollë, kemi kërkuar transport por komuna nuk i është përgjigjur kërkesës (VIDEO)
- LEXO: Ministri Ademi foli për ndërtimin e shkollave në Idrizovë, Vizbeg, Reçicë dhe Bllacë
- LEXO: Leja për ndërtim – ngecja e shkollës së Vizbegut
- LEXO: Plot gjashtë vite premtohet shkolla, nuk janë vendosur madje as themelet!
- LEXO: Premtimet për shkollën e Vizbegut mbeten vetëm fjalë boshe!
- LEXO: Shkolla në Vizbeg, ndërtimi fillon në mars
- LEXO: Banorët e Vizbegut e përfundojnë edhe këtë vit vetëm me premtime për objektin e ri shkollor
- LEXO: Katër vite luhet me fjalë për shkollën në Vizbeg, banorët skeptikë ndaj deklaratës së ministrit Lutfiu
- LEXO: Edhe sa kohë duhet të pritet për një shkollë në Vizbeg të Shkupit?!
- LEXO: Fëmijët e Vizbegut, 4km për të shkuar në shkollë
- LEXO: Komuna e Butelit harron shkollën e Vizbegut
- LEXO: Vizbeg, nuk ka shkollë për nxënësit e kësaj lagje (FOTO)
- LEXO: Kisha pranë përfundimit, shkolla ende askund!
- LEXO: Kryetari i Komunës premton, Shkollë e re në Vizbeg?