Site icon PORTALB

RMV, propozohet lehtësim i masave kufizuese – ora policore të fillojë prej orës 24, objektet hotelerike të punojnë deri në 23:30

Shkupi. virusi korona, maska, ora policore, MPB

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Shtabi kryesor i krizave pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe në bazë të trendeve dhe kushteve epidemiologjike në vend, zvogëlimit të numrit të të hosptalizuarve dhe numrit të personave të infektuar, për seancën e nesërme Qeverisë i janë rekomanduar disa masa lehtësuese, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, pesë ditë më parë, përkatësisht nga data 5 maj, u vendos që ora policore nga ora 21:00 të fillojë në orën 23:00. Ky orar duhej të respektohet prej 5 majit deri më 15 maj, megjithatë duke u bazuar në situatën epidemiologjike KSI dhe ShQK, kanë propozuar paraprakisht lehtësim të masave.

Nga ana tjetër lokalet aktualisht punojnë  deri në orën 22:30. Para kësaj lokalet kanë punuar deri në ora 20:30.

Exit mobile version