RMV, ora policore prej sonte do të fillojë në orën 23

Ora policore në Maqedoninë e Veriut çdo ditë, prej sonte (e mërkurë), do të fillojë në orën 23:00 dhe të mbarojë të nesërmen në ora 05:00. Kështu vendosi dje në seancën e 68-të Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky orar duhet të respektohet prej 5 majit deri më 15 maj, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë, gjithashtu u vendos që lokalet të punojnë më së shumti deri në orën 22:30, duke marrë parasysh vetëm në hapësira të hapura.

Udhëtarët që vijnë nga India dhe Brazili, do t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, pa përjashtim vendas apo të huaj.

Ndryshe, këto janë propozime të Shtabit Qendror të Krizës, kurse deri më tani lokalet kanë punuar deri në ora 20:30, ndërsa ora policore ka zgjatur deri në ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button