Site icon PORTALB

Në Tetovë sërish nuk ka ujë, ASh-AAA kërkon përgjegjësi përderisa nga NPK-ja arsyetohen me temperaturat e ulëta

Disa pjesë të qytetit të Tetovës sot sërish kanë ngelur pa ujë për pije dhe për nevoja tjera themelore, përderisa nga Aleanca për Shqiptarët (ASh) fajësojnë Komunën e Tetovës se qytetarët po i privon nga një e drejtë themelore për ujë, nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) theksojnë se faji qëndron te temperaturat e ulëta, shkruan Portalb.mk.

Tash pesë ditë me ndërprerje një pjesë e madhe e qytetarëve të Tetovës nuk kanë pasur ujë për pije, edhe pse vazhdimisht ka arsyetime të ndryshme për këtë, qytetarët janë lodhur nga kjo situatë.

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot përmes një konference për shtyp deklaruan se Komuna e Tetovës kryen shkelje ligjore me mos mundësimin e qytetarëve që të kenë qasje deri te uji i pijshëm.

“Në kontekst lokal, furnizimi me ujë të pijshëm rregullohet me Ligjin për furnizim me ujë të pijshëm dhe bartjen e ujërave të zeza urbane. Qëllimet e këtij ligji janë:

Ramadani shtoi se se për disa javë rresht Tetova përballet me mungesën e ujit për pije, ndërsa sipas tij, arsyetimet vazhdimisht janë të ndryshme dhe nuk janë konzistente.

Ai gjithashtu shtoi se duhet të gjendet fajtori për këtë situatë, ndërkaq sipas koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bëhet mundësitë janë tre, edhe atë:

“Kjo që po ndodh me ujin në Tetovë nuk është gjë tjetër përpos me sa vijon:

Nga ana tjetër, nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) në Tetovë potencuan se mungesa e ujit ka ardhur si pasojë e ngrirjes së burimeve dhe shterjes së ujit në rezervuare.

“Kemi ulje të temperaturave dhe kur bien temperaturat kemi shtrëngim të burimeve dhe prurjeve në burime. Temperaturat e ulëta e kanë bërë të veten dhe nuk kemi depërtim të ujit në burime. Nëse vazhdon kjo rënie do detyrohemi të bëjmë ndonjë zgjidhje, ose do duhet ti hyjmë asaj më të padëshirueshmes, restrikcionit”, tha Lulzim Shaqir nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK).

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Tetova përballet me problemin e ujësjellësit, gjatë vitit 2021 disa herë në Tetovë ka pasur restrikcion të ujit për pije ndërkaq arsyetimet për këtë vazhdimisht kanë qenë të ndryshme.

Exit mobile version