Site icon PORTALB

Video dhe foto-galeri nga ora policore në Tetovë

Ora policore në Tetovë, foto nga Portalb.mk-Ardit Ramadani

Ora policore në Tetovë, foto nga Portalb.mk-Ardit Ramadani

Pa zhurmat e zakonshme dhe me shumë pak vetura të cilat qarkullonin, kështu e gjeti Tetovën nata e dytë e orës policore, e cila filloi në ora 22:00 dhe do të mbaroje në ora 05:00. Sipas vendimit të Qeverisë së RMV-së, pritet që kjo masë restriktive të zgjasë deri më datë 22 mars dhe më pas të vlerësohet gjendja epidemiologjike, shkruan Portalb.mk.

Policia nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë vazhdimisht qarkullonte në rrugët kryesore të qytetit për të kontrolluar veturat të cilat qarkullonin se a kanë leje për lëvizje gjatë orës policore.

Portalb.mk ju sjell foto-galeri nga ora policore në Tetovë:

Ora policore në Tetovë, foto nga Portalb.mk-Ardit Ramadani

Portalb.mk, mbrëmë ishte ishte në Komunën e Çairit për të vëzhguar situatën e zbatimit të orës policore. Sipas asaj që pamë, kryesisht mbizotëronte situatë e qetë, me përjashtime të vogla. Policia ishte e vendosur në udhëkryqet kyçe dhe i kontrollonte me radhë veturat të cilat kalonin nëse kanë leje për qarkullim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë të shkurtër në të cilën është miratuar vendim në lidhje me përjashtimet të cilat kanë të bëjnë me lejet për lëvizje gjatë kohës së orës policore. Sipas vendimit, do t’u lejohet qarkullimi operatorëve ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, nëse për mallin është dhënë dokument transportues T1 ose TIR, ose dokument të shoqëruar transportues IPD.

Exit mobile version