Site icon PORTALB

Prokuroria ngriti akuzë kundër 7 personave për “dhunë” në protestën për rastin “Monstra”

Protesta 26.02.2021 Monstra

Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë deri te Gjykata Penale e Shkupit kundër shtatë personave për “dhunë” nda zyrtarëve policorë, gjatë protestës kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” e cila është mbajtur më 26 shkurt në Shkup dhe të gjithëve u është shqiptuar masë paraburgimi, njofton Portalb.mk.

Sipas prokurorisë në protestën e 26 shkurtit për rastin “Monstra”, personat e akuzuar e kanë gjuajtur policinë me gurë dhe gjësende të forta.

“Me veprim të përbashkët kanë kryer dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe personave tjerë. Ata bashkërisht kanë gjuajtur ndaj policisë, gurë, pllaka bekatoni, shufra hekuri dhe mjete tjera, në përpjekje që ta thyejnë kordonin policorë. Si rezultat i kësaj, kanë marrë lëndime të rënda trupore 11 policë dhe një gazetar i pranishëm në ngjarje”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Kodit Penal, personave në fjalë u kanoset burg prej tre muaj deri në 5 vjet

Të gjithë të akuzuarit, Prokuroria i përndjek sipas nenit 385, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime me burg për prej tre muaj deri në pesë vjet.

Neni 385 i Kodit Penal

Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale

Neni 385

30.07.2014: Tre vite burg për 6 protestuesit për “Monstrën”

Në vitin 2014-të, në protestat kundër vendimit të gjykimit të parë gjithashtu u mbajtën protesta të ashpra. Asokohe u dënuan 6 persona me nga tre vjet burg. Të gjithë gjashtë personat akuzoheshin për veprën e njëjtë penale sikur tani “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

PËR MË SHUMË LIDHUR ME TEMËN LEXO: DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Exit mobile version