Operatorët ekonomik që deri më tani janë kujdesur për ruajtjen dhe menaxhimin e vaksinave, do të jenë përgjegjës edhe për ruajtjen e vaksinës Kovid-19, duke u furnizuar fillimisht me ftohës për ruajtjen e vaksinave të caktuara, transmeton Portalb.mk.
Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë sot vizitoi operatorët ekonomik që do të kujdesen për vaksinat e tilla, duke përqendruar vizitën në pjesën e ftohësve. Ai theksoi se do të lidhet kontrate ndërmjet MSH-së dhe operatorëve ekonomik.
“Ministria e Shëndetësisë çdo të furnizojë operatorët ekonomik me ftohëse deri -70 shkallë Celsius, të cilat do të vijnë në vendin tonë nga mesi i janarit”, premtoi Filipçe.
Ai sqaroi se operatorët në kapacitete e tyre momentale kanë dhoma të ftohura prej 0 deri në 8 shkallë Celsius, si dhe frigoriferë deri -20 shkallë Celsius e automjete ftohëse për të mbajtur zinxhirin e shpërndarjes së vaksinave të ftohtë.
“Ftohësit i kemi fituar si donacion nga fondacioni amerikan me të cilin kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe ftohësit do të jenë këtu prej janarit”, deklaroi Filipçe gjatë javës, duke sqaruar se vaksinimi do të bëhet nga mjekët dhe motrat medicinale që do t’i nënshtrohen një trajnimit shtesë.
Maqedonia e Veriut pritet të përmbushë kapacitetet për vaksinimin e 70% të popullatës, vaksinim që do të jetë falas për qytetarët.
- LEXO: Nuk ka dëshmi se vaksina anti-COVID shkakton sterilitet, homoseksualitet dhe se do të zhdukë popullatën
- LEXO: RMV, vaksinimi kundër Kovdi-19 do të jetë i sigurt, 70% e popullatës do të vaksinohet, premtoi Filipçe
- LEXO: Filipçe: 400 mijë qytetarë do të vaksinohen kundër Kovidit në mars
- LEXO: RMV, Ministria e Shëndetësisë mori përgjigje pozitive për vaksinën kundër Kovid-19
- LEXO: FDA thotë se vaksina kundër Kovid-19 e Pfizer-BioNTech është e sigurt dhe efektive
- LEXO: Britani, 90-vjeçarja e para në botë që mori vaksinën kundër Kovid-19
- LEXO: Filipçe: Vaksina kundër Kovid-19 do të shpërndahet njëkohësisht në të gjitha vendet
- LEXO: Moska ka filluar vaksinimin masiv kundër Kovid-19
- LEXO: Britani e Madhe: Javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19
- LEXO: Shefi i OBSH-së thotë se do të marrë publikisht vaksinën kundër COVID-19
- LEXO: Ish-presidentët Obama, Bush dhe Klinton do ta marrin vaksinën kundër Kovid-19 para kamerave t’ju dëshmojnë njerëzve se është e sigurt
- LEXO: RMV-ja ka siguruar 400 mijë vaksina kundër Kovid-19, kanë kushtuar 6,7 milion euro
- LEXO: Filipçe: Përgatitemi për vaksinimin kundër Kovid-19, ja kush do të vaksinohet në fillim