Dy të akuzuarit e parë, Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Kativa Janeva, dje dhe sot përmbyllën fjalën përfundimtare në rastin “Reket”, duke mohuar akuzat në lidhje me rastin. Gjykimi për këtë rast është caktuar për 18 qershor në ora 10:00.
“Mendoj se jam e pafajshme dhe nuk e kam bërë veprën dhe më vjen turp që jam pjesë e akuzës për të cilën u tregua se është shpifje, sepse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi për veprën për të cilën akuzohem”, deklaroi në fjalën përfundimtare për këtë rast, Katica Janeva.
Ajo tha se nuk ka as “0” akuzë kundër saj, nuk ka as dëshmi as në PSP.
“Mua nuk më duhen celularë të kuq. Unë e kam fytyrën e pastër. Dikush po të dëshironte ta shkatërrojë PSP-në. Unë jam në paraburgim për para që nuk u dëshmuan që Kamçev të shpëtohet”, tha Janeva, transmeton MIA.
Ajo theksoi se vetëm ashpër është manipuluar nga një person.
“Nëse i njihni Kamçevët asnjëherë nuk do të lejoni t’u afrohen as pranë ndërtesës gjyqësore. Orce Kamçev u tregua se është lojtar “i fëlliqur” dhe se mendon se mund të blejë gjithçka me para, u gënjye. Mua nuk mund të më blente. Shfrytëzoi një shoqëri të sinqertë me Bojanin për të më vendosur në shtyllë të turpit”, deklaroi Janeva.
Në këto katër vjet, tha Janeva, kam treguar se si një prokuror të jetë guximtar dhe i sigurt në vete.
“Kur u bëra kryetare e PSP-së, shumë prokurorë dëshironin të vinin. Mirëpo unë thashë se për luftën kundër krimit na duhen njerëz të ndershëm. Për atë i hodha poshtë disa dhe mbes në atë qëndrim”, tha Janeva.
Theksoi se asnjëherë vetëm nuk do t’i mbronte ata prokurorë që pas orës katër nuk munden pa sallatë dhe raki.
“Të dehurit dhe personalitetet e tilla nuk më nevojiten”, deklaroi Janeva.
Ajo tha se i vjen turp që është pjesë e këtij gjykimi për shkak të paaftësisë dhe mospasjes së dëshmive.
“Të marrësh akuzë pa ekspertizë të kryer dhe të pranohet nga tre gjykatës. Mua më vjen turp që jam pjesë e kësaj. Ndërsa ku janë paratë”, tha Janeva.
“Këtë akuzë të zbrazët pa dëshmi më vjen keq që këto dy ditë, prokurorja Villma Ruskovska nuk është këtu për ta dëgjuar dhe të skuqet. Jo vetëm që prokurorja publike nuk dëshmoi asgjë në këtë lëndë, por e kundërta vetëm doli se ka qenë e vetëdijshme që nga fillimi se udhëheq lëndë për të cilën nuk ka dëshmi. U tregua se në vend që të jetë kritike objektive në tërësi jep një kritikë dashakeqe, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj tërë PSP-së”; tha Janeva.
Të punonte prokurorja publike, tha ajo, siç duhet do të konfirmonte se nuk ka dëshmi për këtë vepër dhe nuk mund të ngritë akuzë.
“Por, shpejtonte të ngritë akuzë për tre muaj, të udhëhequr nga fakti se unë nuk duhet të dal nga paraburgimi. Ajo ishte ekzagjeruar, madje edhe kërcënohej te gjykatësit me “shkundje të brekëve”, deklaroi Janeva.
Paraprakisht, në seancën e djeshme për rastin “Reket”, fjalën përmbyllëse e pati edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
Gjykimi për rastin “Reket” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.
Në rastin “Reket”, përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeec, të akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.