Site icon PORTALB

Prej sot deri të dielën ora policore prej në 14 deri në 5

Shkupi. virusi korona, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Prej ditës së sotme deri në ditën e diel, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do t’u lejohet lëvizja prej orës 05:00 deri në ora 14:00. Ndalesa për lëvizje në tërë shtetin do të fillojë në ora 14:00 dhe do të zgjatë deri më 05:00, njofton Portalb.mk.

Për personat mbi 67-vjeç ndalesa, sot, nesër dhe pasnesër do të lejohet lëvizja prej orës 05:00 deri më 11:00.

Të gjithë të rinjtë deri më 18-vjeç, sot, nesër dhe pasnesër do të mund të lëvizin prej orës 12:00 deri në ora 14:00.

Prej të hënës do të kthehet orari i vjetër i orës policore, gjegjësisht ndalesa për lëvizje do të jetë prej orës 19 deri në ora 05.

Për mosrespektim të orës policore gjobat janë mbi 2.000 euro.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëpërmjet profilit të tij të Facecbook-ut rikujtoi se prej sot do të gjobitet çdo qytetar i cili nuk do të mbajë pajisje mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

“Prej sot gjoba për mosrespektim të dekretit për mbajtje të pajisjes mbrojtëse.

Ndërkohë, personat juridik janë të obliguar që në objektet e tyre të sigurojnë mbajtje të mbrojtjes personale për të gjithë të punësuarit, si dhe të ndalojnë hyrje dhe lëvizje nëpër këto hapësira për çdo person fizik i cili nuk mban maskë.

Për mosrespektimin e këtij vendimi, parashikohen edhe gjoba prej 20 euro për personat fizik, ndërsa deri më 2000 euro për personat juridik.

Mbeten në fuqi të gjitha masat për mbrojtje nga KOVID-19, të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version