Site icon PORTALB

MPJ-ja për tërmetet në Shqipëri: S’ka të lënduar qytetarë të RMV-së, dërgohet ekip për shpëtim

Dimitrovi priti në takim ambasadorët e ShBA-ve nga Evropa juglindore, të udhëhequr nga Palmeri

Nga takimi i ambasadorëve të ShBA-ve në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se në serinë e tërmeteve në Shqipëri, nuk ka qytetarë të lënduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Nga atje kanë deklaruar se nga Ambasada e RMV-së në Tiranë nuk kanë njoftuar se ka qytetarë të RMV-së edhe në grupin e viktimave, megjithëse thonë se është herët të merren informata për këtë gjë.

Përndryshe, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov ka njoftuar se në mëngjes e ka lajmëruar ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakajn për ta njoftuar se janë duke punuar që urgjentisht të dërgohet ekip për kërkim dhe shpëtim dhe makineri adekuate.

“Në mëngjes iu lajmërova kolegut tim, Gent Cakajt, MPJ-së së Shqipërisë fqinje t’i shpreh ndjeshmërinë për viktimat nga tërmeti i tmerrshëm dhe ta informoj se punojmë që urgjentisht të dërgohet ekip për kërkim dhe shpëtim dhe makineri adekuate. Sot me mendje jemi me fqinjët dhe miqtë tanë nga Shqipëria”, tha Dimitrovi.

Përndryshe, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dhjetëra tërmete, me epiqendër në Adriatik dhe Shqipëri, kanë shkaktuar 9 viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Tërmetet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, kurse nuk kanë munguar reagime nga krerët shtetërorë si nga Shqipëria por edhe jashtë saj, ndërkaq në media botërore kjo ngjarje ka zënë ballinën e tyre.

Exit mobile version