Pas serisë së tërmeteve, në konferencë për media, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se situata në Shqipëri është e rëndë, për çfarë ka raportuar se 400 efektivë të forcave të armatosura janë në terren, përcjell Portalb.mk.
Ajo ka konfirmuar informacionet se numri i viktimave ka arritur në shtatë.
“12 shtrime në Durrës. 60 në QSUT, por rastet janë duke u shtuar nga paniku. Janë konfirmuar 7 viktima, 3 në Durrës, dy në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbin”, tha Xhaçka.
Ajo ka vlerësuar se gjendja është e rëndë, ndërkaq ka bërë thirre që të evitohen qëndrimet në shtëpitë e dëmtuara.
“Është një situatë e rëndë, qoftë për shkak të godinave të dëmtuara qoftë për shtrirjen gjeografike”, u shpreh ministrja.
“Evitoni qëndrimin nga shtëpi e dëmtuara. E rëndësishme është që shtëpitë të evidentohen”, tha Xhaçka.
Ministrja tha se mësimi është pezulluar sot dhe do të vazhdojë edhe nesër.
Ajo ka deklaruar se është e pamundur të jepen shifra për objektet e dëmtuara.
- LEXO: Edhe Maqedonia e Veriut e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë për sanimin e dëmeve nga tërmetet
- LEXO: Ali Ahmeti: Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri
- LEXO: Deri në 5 ballë është ndjerë tërmeti edhe në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, numri i viktimave ka arritur në shtatë