Site icon PORTALB

Reagoi ambasadorja amerikane për rastin “Reket”

Zaev - Bërns, foto arkiv

Kejti Meri Berns, Ambasadorja amerikane në Shkup ka reaguar sot në lidhje me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ku në qendër të vëmendjes këto ditë është rasti “Reket”, njofton Portalb.mk.

“Siç kemi thënë më herët, këto janë akuza serioze që kërkojnë vendime serioze, rrënjësore, transparente dhe në kohë. Tash është koha që Maqedonia e Veriut të demonstron angazhim për ruajtjen e sundimit të ligjit”, shkroi ambasadorja amerikan Kejt Meri Berns në Twitter.

Status-reagimi i Berns vjen një ditë pas reagimit të eurokomisarit Johanes Han.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

 

Exit mobile version