Nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit kanë njoftuar se, të dyshuarit të dytë në rastin “Reketi”, dje i është konfiskuar motoskafi.
I dyshuari i dytë në këtë rast është Zoran Milevski apo i njohur me nofkën Zoran Kiçeec, e ndërkaq i dyshuari i parë është Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13.
Përndryshe, në lëndën për “Reket” Boki 13 dhe Zoran Kiçeec dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shefja e PSP-së, Katica Janeva.
Ndryshe, Katica Janeva, të cilës iu konfiskua telefoni mobil për këtë rast, paraprakisht ka dhënë dorëheqjen dhe për momentin gjendet në pushim mjekësor.