Johanes Han, eurokomisionari për zgjerim ka paralajmëruar se do të vjen në Shkup më 25 korrik, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeopozitarin Hristian Micskosin dhe me presidentin e vendit Stevo Pendarovskin, transmeton Portalb.mk.
Janë të njohura raste kur ndërkombëtarët anashkalojnë faktorin politikë shqiptarë, dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe javën tjetër, pasi akoma nuk janë paralajmëruar takimet e Hanit me liderët shqiptarë, përveç këtyre tre takimeve.
Arsye këtë herë mund të jetë edhe agjenda e ngarkuar e Hanit, duke e marrë parasysh se brenda ditës do të udhëton për në Beograd, ku do të zhvillon takime tjera.
Han vjen në periudhë kur në Maqedoninë e Veriut janë duke u zhvilluar negociatat për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, gjegjësisht për fatin e Prokurorisë Speciale Publike, kryetarja e së cilës dha dorëheqje. Njëkohësisht temë aktuale është edhe rasti “Boki 13”, që mund të ketë lidhshmëri me zhvillimet e fundit në PSP.
LEXO: Boki 13 me ndihmën e prokurorit kërkoi 8 milion euro reket nga biznesmeni
LEXO: Rasti “Boki 13” dhe ngjarjet në PSP: Reagime nga partitë në pushtet dhe të opozitës maqedonase
LEXO: Rasti “Boki 13”: Bastisje në shtëpi, në “1 TV” dhe konfiskim i telefonit të prokurores Janeva
LEXO: Boki 13 me ndihmën e prokurorit kërkoi 8 milion euro reket nga biznesmeni