Pas mosarritjes së marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka paralajmëruar se bisedime për sigurimin e shumicës së nevojshme, do të zhvillohen në dy trajektore, transmeton Portalb.mk.
“Ashtu siç e dini, dje kemi pasur rreth të dytë të bisedimeve me opozitën, sepse vlerësuam se duhet deri në fund t’i shterojmë mundësitë për përfshirje të të gjitha subjekteve, sepse në këtë periudhë, është e rëndësishme të tregojmë politikë shtetërore në raport me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është e dukshme që dje nuk pati rezultat, unë vlerësoj se duhet të vazhdojmë paralelisht me dy trajektore, dhe atë me vazhdimin e përpjekjeve për arritje të konsesusit, dhe në komunikim me deputetët për sigurim eventual të shumicës së nevojshme”, tha Osmani.
LEXO: PSP – zhgënjim ose sukses?
LEXO: Sigurimi i votave për Ligjin e PSP-së, Hoxha i BESËS: Opozita shqiptare gomë rezervë e Qeverisë
Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:
- Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
- PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
- Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.
Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit.