Pas disa muajsh përpjekjes të Portalb.mk për të kuptuar se cila ndërmarrje do ta realizojë, sa do të kushtojë dhe cilat janë gjetjet, Ministria e Shëndetësisë sot e ka publikuar tenderin për analizën e fizibilitetit në Sistemi Elektronik për Furnizime Publike, transmeton Portalb.mk.
Sipas tenderit të nënshkruar më 29 janar të 2019-s, nga 3 oferta, është përzgjedhur “Shoqata për ekspertizë, konsultim dhe trajnime “BASME-KT” për të realizuar analizën e fizibilitetit. Analiza do të kushtojë 600 mijë denarë, ndërkaq duhet të përfundojë për 60 ditë nga dita e nënshkrimit, respektivisht 30 mars 2019.
LEXO: Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësore në Maqedoni
Analiza duhet të tregojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, dhe për shkak se ajo realizohet në partneritet publik-privat, ngjalli reagime të shumta në publik, ngaqë mund të dërgojë në privatizimin e ndihmës së shpejtë. Për analizën e fizibilitetit më 14 nëntor të 2018-s është mbyllur thirrja për aplikim.
Në analizën që e realizoi Portalb.mk për shërbimin e Ndihmës së Shpejt, për intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.
LEXO: Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni urgjentisht i duhet ndihmë! (VIDEO)