Ndihma e Shpejtë, ministri Filipçe e ruan si “sekret shtetëror” emrin e ndërmarrjes që e kryen fizibilitetin

Ministria e Shëndetësisë (MSH) vazhdon ta ruaj si “sekret shtetëror” emrin e ndërmarrjes së kontraktuar për analizën e fizibilitetit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, sepse nuk e ka publikuar tenderi në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike. Emri i ndërmarrjes nuk bëhet i ditur edhe pas insistimit tremujor të Portalb.mk.

Për analizën e fizibilitetit më 14 nëntor të 2018-s është mbyllur thirrja për aplikim. U njoftua se ka pasur katër oferta dhe se një ndërmarrje e ka fituar tenderin, por edhe pse u premtua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ende nuk janë publikuar emrat e ofertuesve dhe të kontraktuesit të kësaj analize.

“Emrin e ndërmarrjes do ta publikojmë në Sistemi Elektronik për Furnizime Publike”, u përgjigjen sot nga MSH-ja.
Këtë premtim e ka dhënë më 5 shkurt 2019 edhe ministri Filipçe

“Ende nuk ka përfunduar. E ka fituar një ndërmarrje që ka konkurruar, me procedurë ankand elektronik, e kanë ulur çmimin, kanë afat prej 60 ditësh, të cilat ende nuk kanë kaluar”, tha ministri Filipçe.

Portalb ka tre muaj që e ka kërkuar emrin e ndërrmarrjes, por pa përgjigje.

Qëllimi i analizës është që të gjenden mënyrat e funksionimit të shërbimit të ndihmës së shpejtë në Maqedoni, por meqë ajo po realizohet me partneritet publik-privat, kjo ngjalli reagime të shumta në opinion, sepse e shohin si mundësi të privatizimit të ndihmës së shpejtë.

MSH-ja nuk i ka në shfrytëzim 12-të autoambulancat

Krahas analizës së fizibilitetit, për shërbimin e ndihmës së shpejtë janë blerë edhe 12 autoambulanca. Marrëveshja për blerje mes MSH-së dhe ndërmarrjes fituese “Automotiv Grup” është nënshkruar më 7 dhjetor të 2018-sa, por autoambulancat nuk i ka në shfrytëzim MSH-ja.

Tenderi i nënshkruar

“Nga afati ligjor për kryerjen e porosisë nuk mund të shmangemi, por mund që kontraktuesi t’i porosit edhe para përfundimit të afatit”, thanë nga MSH-ja.

Afati ligjor parasheh që autoambulancat të porositen 120 ditë nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, 4 prill 2019.

Nuk është vendosur se kush do t’i fitojë gjashtë autoambulancat

Gjashtë autoambulancat dihet se do t’i takojnë Shkupit, kurse siç njoftuan sot nga MSH-ja ende nuk është miratuar vendim se cilave shtëpi të shëndetit do t’i takojnë 6 të tjerat.

“Ende nuk është sjellë vendim se ku do të shpërndahen gjashtë autoambulancat tjera”, thanë nga MSH-ja.

analizën që e realizoi Portalb.mk, intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.

LEXO: Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni urgjentisht i duhet ndihmë! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button