Site icon PORTALB

Thaçi: Ahmeti dhe Gruevski janë e keqja e shqiptarëve

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se ai nuk merr pjesë në protestat e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi nuk dëshiron të keqkuptohet nga njerëzit.

Gjatë intervistës dhënë për “Zona B” të Klan Kosovës, Thaçi ka thënë se ai nuk dëshiron që pjesëmarrja e tij në protesta të shikohet si rrugë që ai të hyjë në institucione.

“Zgjedhjet e kaluara i kemi humbur me të padrejtë. Nëse do të kisha dalë në krye të protestave do të dilsha si një njeri i pandershëm, me një trik që të kthehem në pushtet me anë të protestave e jo në mënyrën institucionale”.

Thaçi ka shtuar se situata në Maqedoni është shumë e rëndë dhe një nga arsyet më të mëdha për këtë çështje është jofunksionaliteti i Marrëveshjes së Ohrit.
“I kam ftuar gjithë shqiptarët mos ta humbin shpresën tek demokracia dhe të mos bëhen pjesë e turbullirave që nuk dihet se nga kah vijnë”.

Thaçi ka kritikuar ashpër BDI-në e Ali Ahmetit, duke thënë se ishte një parti “guerile” tek e cila populli kishte shpresë, por tash ata janë bërë vetëm një nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Gruevskit. Sipas tij, e keqja më e madhe për shqiptarët e Maqedonisë janë Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski.

Exit mobile version