Site icon PORTALB

Shqiptarët e Stambollit protestojnë në sheshin “Taksim” (FOTO-VIDEO)

Protesta në Stamboll

Protesta në Stamboll

Sot në ora 14:00 në  sheshin “Taksim”,  shqiptarë dhe turq janë tubuar para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll për të protestuar kundër vendimit për burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve nga Maqedonia.

Një pjesëmarrës në protesta,  Fatih Nebiju, thotë për Portalb se jemi tubuar në sheshin “Taksim”, para ambasadës së Maqedonisë për të përkrahur vëllezërit tanë atje. “I shikojmë në vazhdimësi ngjarjet atje dhe në shqiptarët e Stambollit do të jemi gjithmonë në përkrahje të vëllezërve tonë në Maqedoni”, thotë Fath Nebiju.

Flamuj të UÇK-së, parulla “Jemi një” u panë në duar të protestuesve të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre kundër rastit të montuar dhe skandaloz “Monstra” nga gjykata maqedonase.

 

Exit mobile version