Site icon PORTALB

RMV, është arrestuar një kontrabandues i emigrantëve

Arrestim, MPB, Policia

Foto ilustrim

Nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare – Jug sot rreth orës 13 në afërsi të vendkalimit kufitar “Bogorodica” e kanë privuar nga liria 24-vjeçarin nga Gjevgjelia G.B., i cili me motor ka transportuar një emigrant ilegal nga Pakistani, njofton Portalb.

Siç kumtoi Ministria e Punëve tl Brendshme, G.B. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit deri te Prokuroria Publike kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale “kontrabandim të emigrantëve”.

Exit mobile version