Site icon PORTALB

Apeli e shtyu seancën publike për “Titanik 2”, Mijallkovit iu vjetërsua aktakuza

Sasho Mijallkov

Sasho Mijallkov

Për shkak të thirrjes jo të rregullt për të akuzuarit dhe avokatët, është anuluar seanca për lëndën “Titanik 2”, ndërkaq e radhës është caktuar për më 13 prill. Vepra e ish drejtorit të Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov i vjetërsohet më 7 prill, që do të thotë se ai nuk do të gjykohet për parregullsi zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme nuk ka ardhur i akuzuari Menduh Thaçi.

Më 23 janar të këtij viti, Gjykata Themelore Penale i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi dënim prej 12 vitesh burg të akuzuarit në procedurën e përsëritur për rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsisë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.

Ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, gjykata e ka dënuar me dy vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, është dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Ish anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev, janë dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup më 8 mars 2019 i dënoi të akuzuarit në rastin “Titanik 2” me gjithsej 19 vjet e tetë muaj burg, por Gjykata e Apelit Shkup në nëntor 2019 për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës, aktgjykimin e shkallës së parë e anuloi dhe lëndën e ktheu në rishqyrtim. 

Exit mobile version