Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (EShS), në vitin 2022 titullin doktorë shkence kanë fituar 197 persona, që paraqet zvogëlim për 2 % krahasuar me vitin 2021, transmeton Portalb.mk.
Numri më i madh i personave doktoruan në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale me 30.1%, pastaj biznes, administrim dhe drejtësi me 17.8 %, vijojnë shkencat sociale, gazetari dhe informacion me 10.2 %, artet dhe shkencat humane me 9.1 %, ndërsa pjesa tjetër e zonave kanë një përqindje më të ulët përfaqësimi.
Numri i vajzave të cilët mbrojtën disertacionin e doktoraturës gjatë vitit 2022 është 99 kandidatë, që paraqet 50.3% nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan gjatë vitit 2022.
Nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan, përqindjen më të lartë, 25.9 %, profesionin e tyre e kryejnë në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.