Site icon PORTALB

RMV, MPPS publikoi të dhënat e përfituesve të mbështetjes financiare, kontrolloni a jeni në listë

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e përfituesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë, transmeton Portalb.mk.

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 13 mars 2023.

Mbështetja vlen për:

Në ueb-faqen e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (përfituesit e pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muaj, si dhe përfituesit e të drejtës për kompensimin e dëmit fizik).

Në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës për sigurim material në formë të kompensimit në të holla).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontroll dhe nëse personi nuk është në listë dhe vlerëson se i plotëson kushtet si përfitues i së drejtës, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe politikës pociale, në afat tre ditëve nga publikimi i listave të përfituesve të mbështetjes financiare.

Kundërshtimi mund të dorëzohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose përmes e-mailit: mtsp@mtsp.gov.mk.

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për ballafaqim me krizën energjetike do të hiqet nga ueb-faqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, faqja e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe faqja e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas kalimit të tri ditëve nga dita e publikimit.

Exit mobile version