Site icon PORTALB

Filluan negociatat në mes të Messi dhe PSG

Lionel Messi, foto nga FB

Lionel Messi, foto nga FB

Mbrëmë është zhvilluar takimi i parë në mes të përfaqësuesve të Lionel Messi dhe bordit të PSG për kontratën e re, shkruan gazetari Fabrizio Romano, raporton KlanKosova.

Është babai i Messit, Jorge, që gjendet në krye të përfaqësuesve të yllit argjentinas, i cili do të diskutojë për kohëzgjatjen e kontratës së re, pagës dhe detajeve të tjera, për të cilat do të vendoset gjatë javëve në vijim.

Kontrata aktuale e Messit me francezët është valide deri më 30 qershor të këtij viti.

Exit mobile version