Site icon PORTALB

Manchester City dyshohet për shkelje financiare

Manchester City

Manchester City

Manchester City dyshohet për shkelje të Fair Play Financiar. Premier League njoftoi të hënën për situatën pas një hetimi 4-vjeçar, raporton Klan. Akuzat në fjalë kanë të bëjnë me të ardhurat, detaje mbi shpërblimin e stafit teknik dhe lojtarëve, rregulloret e UEFA-s, përfitimin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin në hetimet e Premier League.

Dyshimet për këto problematika kanë të bëjnë me 9 sezone nga 2009 deri në 2018. Periudha është ajo e administrimit të klubit nga sheiku Mansour.

Nëse akuzat vërtetohen Manchester City rrezikon penalizime ku përflitet gjobë, zbritje pikësh apo edhe përjashtim nga kampionati. Tani radha është e klubit që do të duhet të mbrohet para komitetit disiplinor të Premier League.

Exit mobile version