Site icon PORTALB

Kovaçevski: Shumica parlamentare është stabile dhe ka mundësi të rritet

Foto: Qeveri

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në intervistë për emisionin 360 shkallë, tha se, pavarësisht diskutimeve të deputetëve dhe atyre brenda partikae që zhvillohen në një pjesë të partive politik, askush nuk e vë në pikëpyetje shumicën parlamentare e cila momentalisht ka 64 deputetë, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me zgjerimin e shumicës parlametare, ai tha se ka gjasa në rritet.

“Çdoherë ka mundësi dhe nevojë për konsolidimin e një blloku të caktuar i cili ka vizion dhe qëllim të hyjnë subjekte tëreja politike. Ajo do të thotë rritje e efikasitetit të punës së Kuvendit, marrë parasysh se kemi një numër të madh të ligjeve reformuese të cilat janë pjesë e anëtarësimit në BE”, tha Kovaçevski.

I pyetur rreth mundësisë së hyjres së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe daljes së mundshme të Alternativës për këtë, ai tha se Alternativa është pjesë e Qeverisë dhe është e integruar në të në aspektin programor dhe kadrovik. Sa i përket ASH-së, ai tha se të gjitha partitë politike që veprojnë në drejtim të anëtarësimit të RMV-së në BE, janë të mirëseardhura në Qeveri.

“Që të ndodhë kjo, duhet fillimisht të harmonizohen partitë politike dhe e dyta të harmonizohen në aspektin kadrovik. Deri në këtë moment nuk ka bisedime të tilla në Qeveri për harmonizime kadrvike dhe programore me partnerë të ri potencial”, tha Kovaçevski.

LEXO: Taravari tregoi kushtet dhe kohën e hyrjes së Aleancës në Qeveri

Exit mobile version