Site icon PORTALB

Gasperini dhe Conte, opsione të Juves

Juventusi po synon ta sjellë në pankinë Antonio Conten ose Gian Piero Gasperini, raporton KlanKosova.

Antonio Conte veçse kishte qenë një herë trajner i Bardh e Zinjve, ndërkaq Gasperini më së larti kishte shkuar te Interi por pa ndonjë sukses.

Zonja e Vjetër nuk po e konsideron Maximiliano Allegrin për afat të gjatë, prandaj i kanë identifikuar dy të lartpërmendurit si opsione.

Teksa Conte po bën punë të mirë te Tottenham Hotspurs, Gasperini po i kalon vitet më të mira te Atalanta, duke arritur suksese të mëdha me një klub modest.

Exit mobile version