Site icon PORTALB

RMV, në dhjetor një familjeje i nevojiteshin 51.235 denarë për shpenzimet minimale

Market, foto: Unsplash/Victoriano Izquierdo

Market, foto: Unsplash/Victoriano Izquierdo

Dhjetorin e kaluar, një familjeje prej katër anëtarësh i nevojiteshin 51.235 denarë për plotësimin e shportës minimale sindikale, transmeton Portalb.mk.

Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave tëë Maqedonisë (LSM), në dhjetor të vitit 2022, një familje prej katër anëtarësh ka nevojë për 19.226,11 denarë për ushqim dhe pije, 13.093,22 denarë për banim, 3.050,95 denarë për mirëmbajtjen e higjienës dhe 3.668 denarë për transport. Një familje në dhjetor është dashur të ndajë 2.255,15 denarë për veshje dhe këpucë, 1.067,86 denarë për kulturë dhe 801,29 denarë për mirëmbajtje shëndetësore.

“Një familje katër-antarëshe në total i nevojiteshin 43.163,17 denarë për të plotësuar shportën minimale sindikale, e kur kësaj i shtohet edhe kostoja e jetesës, gjegjësisht inflacioni prej 18,7 për qind ose 8.071,51 denarë, shifra është 51.234,68 denarë”, thekson LSM.

Exit mobile version