Site icon PORTALB

Argjentina mposhti Holandën, në gjysmë-finale përballet me Kroacinë

Foto: FIFA

Ekipi i Argjentinës ka mundur Holandën në penallti me rezultat 4:3. Me këtë, Argjentina kalon në gjysmë-finalen e botërorit, transmeton Portalb.mk.

Minutat e rregullta përfunduan me rezultat 2-2, me çka ndeshja shkoi në minuta shtesë, por që asnjëri ekip në këto minuta nuk arriti të shënojë.

Me këtë rezultat ekipet u përballën në penallti, Argjentina shënoi 4 gola ndërsa Holanda 3.

Argjentina në gjysmë-finale do të përballet me Kroacinë e cila sot më herët mundi Brazilin në penallti me rezultat 4:2.

Exit mobile version