Duke pasur parasysh informatën nga MPB se nesër vjen delegacion i lartë nga Gjermania në krye me kryetarin i luta transportuesit që të tregojnë me gjest se nuk dëshirojnë ta prishin prestigjin e shtetit dhe të mos i vështirësojnë protokollet e sigurisë, të tërhiqen nga bllokadata në periudhën e pranisë së delegacionit gjegjësisht deri të enjten, ndërsa në qoftë se deri atëherë nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Qytetin e Shkupit dhe NTP-së në rrugë do të falin sërisht të premten, deklaroi sonte drejtori i “Sloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, shkruan MIA, njofton Portalb.
Ai paralajmëroi se atëherë do të bllokojnë me të gjithë 200 autobusët dhe Shkupi do të jetë i bllokuar në më shumë rrugë deri në zgjidhje përfundimtare të problemit.
“Edhe pse e drejta e protestës nuk ishte kontestuese madje edhe në rrethana të këtilla, megjithatë treguam ndërgjegje dhe marrëdhënie përgjegjëse ndaj asaj që është interes shtetëror. Lufta vazhdon dhe ajo asnjëherë nuk mund të jetë e lehtë, por do të fitojmë, më së shumti nga gjithçka për shkak të asaj se drejtësia është në anën tonë dhe për shkak se jemi të bashkuar”, thotë Jovanovski.
Sot, siç shtoi, transportuesit privat kanë treguar unitet dhe seriozitet në qëllimet që ta shfaqin drejtësinë në sipërfaqe dhe ta kthejnë vëmendjen e gjithë opinionit për problemin me të cilin ballafaqohen.
“Pas seancës së Këshillit të të Qytetit të Shkupit në të cilën morëm pjesë pamë se edhe të gjithë këshilltarët e kanë të qartë se paaftësia e kryetares së Qytetit të Shkupit dhe menaxhmenti i NTP-së janë ato të cilat sollën deri në gjendjet e këtilla”, shton Jovanovski.
Ndryshe, transportuesit privatë kishin marrë premtim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit se do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e vet për të tejkaluar problemin, me të cilin ballafaqohen transportuesit. Kryetari i Shoqatës së transportuesve privatë “Sloboda prevoz” Lenin Jovanovski në një deklaratë për media, të dhënë pas takimit me këshilltarët e qytetit të Shkupit, tha se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin derisa të zgjidhet problemi.
Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.
Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.
Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat.
Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.
NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.
Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit.
- LEXO: Autobusët e kompanive private kanë bllokuar njërin nga udhëkryqet kryesore në Shkup, Policia me kufizime
- LEXO: Shkup, transportuesit privatë nuk do të vozisin derisa të zgjidhet problemi, ata janë të kënaqur nga këshilltarët
- LEXO: Arsovska: Për 5 vite, transportuesit privat nuk kanë paraqitur asnjë biletë të shitur
- LEXO: Sllaveski: Menaxhimi i keq i drejtorit të NQP “Shkupi” është shkaktar i gjendjes me transportuesit privat
- LEXO: Shkup, vazhdojnë të mbeten jo-funksionale linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45
- LEXO: Nuk ka marrëveshje ndërmjet kompanive private dhe Qytetit të Shkupit, privatët kërcënojnë me bllokada
- LEXO: Shkup, të hënën dhjetë linja të transportuesve privat në grevë
- LEXO: Qyteti i Shkupit mund t’ua “shkurtojë mjetet” transportuesve privat, autobusët 19, 20, 22, 52 dhe 54 edhe sot në garazhe
- LEXO: Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro
- LEXO: Sot nuk ka autobusë, Shkupi për herë të parë në histori pa transport publik në mandatin e Arsovskës
- LEXO: Ndalimi i qarkullimit të linjave të autobusit 19 dhe 20, LSDM akuzon Arsovskën për paaftësi
- LEXO: Pronarët e autobusëve privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, prej nesër normalizohen linjat 19 dhe 20