Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut nesër do të luajë kundër Finlandës, Federata kërkoi nga tifozët të bëjnë tifo të ndershme

Nesër duke filluar prej orës 18:00 do të luhet ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës në Arena “Todor Proeski”, ndërsa biletat për këtë ndeshje janë prej 150 deri 200 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Shitja e biletave për ndeshjet e ardhshme do të organizohet ekskluzivisht me praninë fizike të blerësve. Nuk do të ketë shitje elektronike (on-line) të biletave për arsye teknike (mosfunksionimi i lexuesve të biletave në Arenën “Todor Proeski”)”, sqarojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni.

Ndeshja tjetër e Maqedonisë së Veriut në Arenën “Todor Proeski” do të zhvillohet më 20 nëntor (14:00) kundër Azerbajxhanit.

“Ftojmë të gjithë tifozët e futbollit dhe simpatizantët e përfaqësueses së Maqedonisë me brohoritje të ndershme dhe korrekte t’i ndihmojnë reprezentuesit tanë të fitojnë ndeshjet kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit”, kërkojnë nga Federata.

VENDET E SHITJES:

Shkup:

Veles:

Prilep:

Kumanovë:

Tetovë:

Gostivar:

Ohër:

Manastir:

Strumicë:

Radovish:

Biletaria e Arenës “Todor Proeski” do të jetë e hapur ditën e ndeshjeve nga ora 10:00.

 

Exit mobile version