Site icon PORTALB

RMV, sot hyri në fuqi mbajtja e detyrueshme e pajisjeve dimërore

Pajisje dimërore

Pajisje dimërore

Prej sot, 15 nëntor, filloi periudha e mbajtjes së detyrueshme të pajisjeve dimërore, në pajtim me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, biçikletave dhe rimorkiove për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor dhe traktorët për kryerjen e sigurt të punimeve bujqësore ose pyjore. Kjo periudhë përfundon më 15 mars, transmeton Portalb.mk.

Si pajisje dimërore për mjetet motorike me masë maksimale të lejueshme jo më shumë se 3.500 kilogram nënkupton:

Si pajisje dimërore për mjetet motorike me lëvizje me katër rrota (4 x 4) nënkupton:

Si pajisje dimërore të mjeteve motorike me masën maksimale të lejuar që i kalon 3.500 kilogramë, sipas MPB-së, nënkupton:

Gomat e dimrit janë ato goma që anash kanë shenjën “MS”, “M + S”, “M & S” dhe shenjën e një fjollë dëbore në mal të stilizuar me tre maja.

Në përputhje me Rregulloren aktuale për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, në komunikacionin rrugor të automjeteve është e ndaluar vendosja e gomave me gozhdë.

MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen obligimit ligjor për posedim të pajisjeve dimërore, pasi në këtë mënyrë mundësohet qarkullim i pandërprerë dhe i sigurt i komunikacionit rrugor në kushte dimërore.

Exit mobile version