Site icon PORTALB

Janë sekuestruar dron dhe pistoleta në aksionin e djeshëm të MPB-së: Katër të arrestuar, dy në kërkim

Aksion policor, foto: MPB

Aksion policor, foto: MPB

Një dron me kartë memorie, disa pistoleta dhe plumba u konfiskuan në aksionin e djeshëm të MPB-së në Shkup. Katër persona janë arrestuar dhe dy janë në kërkim, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi MPB-ja, bëhet fjalë për persona të dyshuar për vepra penale vrasje dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Të gjithë janë nga Shkupi, ndërsa në aksionin e djeshëm u kontrolluan shtëpitë e tyre.

Konkretisht, bastisjet në shtëpi janë bërë në zonat: tre në Çair dhe nga një në Vizbeg, Aerodrom dhe Bit Pazar.

Nga MPB-ja publikuan edhe një listë të detajuar të gjetjeve dhe konfiskimeve: pistoletë dhe kornizë me 14 fishekë; Pistoletë “Astra” me kalibër 6.35 mm dhe kornizë me 5 plumba; pistoletë Smith & Wesson me kalibër 9mm 2 korniza me 32 plumba; pistoletë Glock 9 mm me kornizë 17 rrumbullake; dron me kartë memorie dhe kontrollues fluturimi; si dhe sende të tjera të lidhura me vepra penale.

Aksioni është kryer dje nga Njësia për krime të dhunshme në SPB Shkup dhe Njësia speciale antiterroriste “Tigri”.

Exit mobile version