Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut javën e ardhshme do të luajë dy ndeshje, trajneri u shpreh optimist pasi publikoi listën e lojtarëve të ftuar

Ekipi i Maqedonisë së Veriut (ffm.mk)

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, shprehet optimist se në këto dy ndeshje do të jetë në një nivel më të lartë se ndeshjet e kaluara, transmeton Portalb.mk.

““Në këto ndeshje pres një përmirësim në krahasim me ndeshjet në Ligën e Kombeve. Megjithatë, këta janë të njëjtët djem që shënuan tre apo edhe pesë gola për lojë. Ndoshta forma e dobët dhe problemet e mosgjetjes së skuadrave ishin vendimtare dhe shpresoj se kjo është tashmë pas nesh”, deklaroi Milevski.

Maqedonia e Veriut më 17 nëntor do të luajë kundër Finlandës, ndërsa më 20 nëntor kundër Azerbajxhanit.

Lista e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje të nëntorit:

Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa, Qipro), Kristian NAUMOVSKI (Shkupi), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki); Darko VELLKOVSKI (Al Etifaq, Arabia Saudite), Visar MUSLIU (Inglostat, Gjermani), Ezgjan ALIOSKI (Fenerbahçe, Turqi), Todor TODOROVSKI (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan ASHKOVSKI (Lamia, Greqi), Nikola SERAFIMOV (MOL Vidi, Hungari) , Kire RISTEVSKI (Pyunik, Armeni), Egzon BEJTULLAI (Shkendija), Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci); Enis BARDHI (Trabzonspor, Turqi), Agon ELEZI (Varaždin, Kroaci), Jani ATANASOV (Hajduk, Kroaci), Stefan SPIROVSKI (Pyunik, Armenia), David BABUNSKI (Mezekevesht, Hungari), Boban NIKOLLOV (FCSB, Rumani), Elif (Napoli, Itali); Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (Aberdeen, Skoci), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Feyha, Arabi Saudite), Valon ETHEMI (IStambulspor, Turqi), Lupce DORIEV (Shkendija) dhe Ilija NESTOROVSKI, (Udinese, Itali).

Exit mobile version