Site icon PORTALB

“Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik”, në Bruksel u përmbyll skriningu shpjegues për “Tregun e brendshëm”

Skriningu "Mbrojtja e konsulamtorit dhe shëndeti publik"

Sot në Bruksel, me prezantimet e Komisionit Evropian për kapitullin 28 – Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik, përmbyllim skriningun shpjegues për Klasterin 2 – Tregu i brendshëm, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik paraqet një nga problematikat më komplekse  dhe sfiduese në procesin integrues.

Zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian Drita AbdiuHalili nënvizoi se në vitet e kaluara Maqedonia e Veriut ka realizuar shumë ndryshime në legjislacionin kombëtar dhe risi në organizimin institucional duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve nga fushat e caktuara.

Në këtë drejtim ajo numëroi disa prej tyre:

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian prezantuan pakot e reja të direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen shëndetësore, sëmundjeve të transmetuese, rreziqeve ndërkufitare shëndetësore si dhe përcaktuesve shoqëror dhe mjedisor të shëndetit.

Prej javës së ardhshme pritet të vazhdohet me Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës.

Nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE u mbajtën takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Exit mobile version