Propozim – vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në energjetikë, pasdite e kaloi filtrin në Komisioni kuvendor ligjvënës-juridik, raportoi MIA.
Pritet që deputetët në seancën plenare të votojnë për vazhdimin e gjendjes së krizës në energjetikë nga 1 tetori deri më 30 prill të vitit 2023.
Paraprakisht edhe Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri e miratoi Propozim-vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në territorin e vendit dhe Qytetin e Shkupit për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje.