Site icon PORTALB

Shkup, sot do të shfaqet opera komike “RITA” e Gaetano Doniceti

RMV, Opera dhe Baleti foto nga Opera dhe Baleti

Opera komike në një akt “Rita” nga Gaetano Doniceti do të shfaqet në skenën e vogël të Operës dhe Baletit Nacional, sot, 21 shtator, me fillim në ora 20:00, njoftoi Opera dhe Baleti Nacional, transmeton Portalb.mk.

“Rita” është një rrëfim për Ritën e bukur, e cila është përfshirë në intrigat e mosmarrëveshjeve bashkëshortore, por që kanë një përfundim komik dhe të lumtur.

Me orkestrën do të dirigjojë Bisera Çadllovska, regjisor është Trajko Jordanovski, skenografia dhe kostumet janë të Marija Veteroska, kurse mjeshtër koncerti është Jane Bakevski.

Ekipin e solistëve e përbëjnë Ana Rojdeva, Jane Dunimagloski, Vasko Zdravkov, Borko Bixhovski.

Exit mobile version