Site icon PORTALB

Bullgaria sërish do të solidarizohet me Maqedoninë vëllazërore, deklaroi Radev në takim me Kovaçevskin

Presidenti në Bullgari, Rumen Radev

Bullgaria sërish do të jetë solidare me “Maqedoninë vëllazërore”, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Radev tha se “edhe përkundër pasioneve politike ndaj të cilave jemi dëshmitarë në disa muajt e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve tona shtrihen në bazë të fuqishme, e cila është jashtë çdo konjukture politike”.

“Ajo është baza e vendimeve të Bullgarisë për mbështetje pa rezervë për Maqedoninë nga njohja e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit, përmes insistimit të kontigjentit preventiv të KB-së gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përmes sigurimit të ndihmës gjatë embargos, përmes dhënies së ndihmës ushtarako-teknike, në rast të katastrofave dhe fatkeqësive natyrore”, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Exit mobile version