Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e sotëm ka regjistruar një tërmet 115 km në lindje të Shkupit, me origjinë nga zona epicentrale e Pehçevës, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 07:34 me magnitudë lokale ML2.9 dhe me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.Tërmeti është ndjerë nga popullata në Pehçevë Berovë dhe rrethinë.
Edhe dje në mëngjes Maqedonia u godit nga një tërmet me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte mes fshatrave të Ohrit, Kuraticë dhe Openicë.